Më datë 10.12.2023 në ora 15:00, zyrtarët policorë nga MPB-Kërçovë kanë privuar nga liria D.S.(56) nga Kërçova. Ai dyshohet se rreth orës 14:00 në njē pyll në territorin e fshatit Lugina e Bigorit në Kërçovë, gjatë gjuetisë, nga një pushkë gjuetie ka shtënë një plumb dhe ka goditur D.J.(40) nga i njëjti fshat, si pasojë D.J. ka vdekur”, thonë nga MPB duke shtuar se është kryer autopsi ndaj trupit të të ndjerit.