Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniTrafik droge me turshi, arrestohet maqedonasi i dënuar me 6 vite burg

Trafik droge me turshi, arrestohet maqedonasi i dënuar me 6 vite burg


Katër vite më parë, Toni Velichkov dhe dy maqedonas të tjerë, do të dërgonin drejt Zvicrës, përmes portit të Durrësit 835 kg kanabis të futur mes turshive të kastravecave dhe specave.
50-vjeçari është arrestuar në Morinë, dhe u është dorëzuar autoriteteve policore të Durrësit.

“Në ngarkim të shtetasit të mësipërm Gjykata e Krimeve të Rënda Tiranë e ka dënuar me 6 vite e 8 muaj burg për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” kryer në bashkëpunim. Shtetasi T.Velichkov është kapur në Morinë dhe më pas i është dorëzuar Specialistëve për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës për veprime të mëtejshme procedurale”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë./Shenja.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments