Toni Kroos e ka shpëtuar Gjermaninë nga eliminimi i hershëm nga Kupa e Botës duke shënuar gol në minutën e pestë shtesë për fitoren 2-1 ndaj Suedisë të shtunën.
Gjermania e nisi ndeshjen furishëm siç pritej dhe e rrezikoi portën suedeze, por Julian Draxler nuk arriti të shënonte nga një afërsi prej pesë metra. Gjermania ishte shumë dominuese gjatë gjithë pjesës së parë, por pa krijuar raste të tjera në vazhdim, raporton Gazeta Express.
Rastin e parë të Suedisë e ndali Manuel Neuer, pasi e priti goditjen e Marcus Berg, i cili së pari u pengua nga Jerome Boateng, por gjyqtari kryesor i ndeshjes së ua vuri veshin thirrjeve të suedezëve për penallti.
Megjithatë, Suedia e tronditi Gjermaninë duke e shfrytëzuar gabimin trashanik të Toni Kroos dhe duke i shënuar gol përmes Ola Toivonen, i cili e paraboloi Neuerin, pas gjysmë ore lojë. Neuer e shpëtoi edhe një herë Gjermaninë, kur e mbrojti goditjen e Bergut.
Kampioni në fuqi u fut në pjesën e dytë shumë më furishëm dhe brenda tre minutave shënoi përmes Marcus Reus.
Gjermania vazhdoi të dominimin dhe pati dy raste të mira përmes Thomas Muller dhe Jonas Hector brenda 10 minutave.
Gjërat për Gjermaninë u vështirësuan kur Jerome Boateng e mori kartonin e dytë të verdhë pas një dhe u përjashtua nga loja ndërhyrjeje të ashpër rreth tetë minuta para fundit.
Minutat e fundit ishin të zjarrtë së pari me Andreas Granqivst që bëri një pritje madhështore për t’ia mohuar golin Gjermanisë. Në anën tjetër edhe Manuel Neuer e shpëtoi skuadrën e tij nga humbja me një pritje fantastike pesë minuta para fundit.
Julian Brant qëlloi shtyllën dy minuta para fundit me një goditje tejet të fortë dhe kur u mundua se ai ishte rasti i fundit, Toni Kroos e përmirësoi gabimin e mëhershëm dhe ai siguroi fitoren Gjermanisë në minutën e 95-të.
Tani Gjermania ka 3 pikë aq sa Suedia në Grupin F. Këtij Grupi i prin Meksika me 6 pikë dhe e fundit është Koreja Jugore me 0 pikë.
Gjermania ndeshjen e radhës do ta ketë kundër Koresë Jugore, ndërsa Suedia ndeshet me Meksikën.