DOSHI-EDI RAMA KA BERE MARREVESHJE ME KRIMIN
Para pak minutash, Tom Doshi shkruan ne profilin e tij:Sapo me njoftuan per nje deklarate te bere nga Ambasada Amerikane dhe Tirane dhe Misioni i Bashkimit Europian ne Tirane. Nuk du te merrem me brendesine e deklaratave per emrin tim, por dua te deklaroj me force se jam me gjithe shpirt per dekriminalizimin e Kuvendit, duke filluar nga Kryetari i Kuvendit deri dhe tek cdo deputet i thjeshte.
Tom Doshi nuk eshte i perfshire kurre ne asnje akt kriminal. Nuk kam perfituar kurre padrejtesisht, dhe kurren e kurres nuk jam pershire ne akte kriminale kundrejt prones apo individit. Kam arritur cdo gje ne jeten time ne baze te perpjekjes time te ndershme.
Nuk kam synuar asnjehere ne jeten time te bej shantazh as ndaj Kryeministrit dhe as ndonje figure tjeter publike ne vend. Kam folur me ton te ashper ditet e fundit edhe ndaj Kryeministrit per te shprehur revolten time personale, te familjes time dhe miqve te shumte, sepse kam pare bashkefajesi dhe mosveprim te Kryeministrit ne krimin e planifikuar kunder meje dhe kolegut Fufi. Cfare duhet te beja? Kam mbi 5 muaj qe pres te reagoj shteti ndaj fakteve qe une i kam paraqitur deri ne detaje per vrasjen time. I vdekur nuk mund te reagoj. Kam reaguar tani, sepse nuk mund te prisja me gjate. Para pak ditesh eshte tentuar te vritet denoncuesi i skemes se vrasjes. Nuk mund te prisja me gjate, sepse njerezit rezikojne te vritet nga indiferenca e shtetit, dhe ortakeria e Kryeministrit me Kryetarin e Kuvendit. Kush nuk do ishte i revoltuar ne kushtet qe eshte i rrezikuar te vritet, ne kushtet qe faktet dhe deshmitaret po tentohen te vriten? Jam ne te drejten time te reagoj per jeten. Ashtu sic jam ne te drejten time te denoncoj vrasesit me pushtet, te cilet me marreveshje vendosin te injorojne detyren e tyre, te injorone ligjin dhe te fshehim nje krim makaber.
Po deklaroj edhe njehere me pergjegjesine e ligjvenesit se kam paraqitur fakte te pamohueshme per krimin ndaj meje dhe kolegut tim. Le te pyesin Ministrin e Brendshem dhe Drejtorin e Pergjithshem te Policise per deklaraten qe ka bere personi i paguar ne zyren e tyre. Le te informohen ambasadat tek Ministri per kete fakt. Jam i gatshem gjithashtu qe ti vej ne dospozicion te ambasadave qe neser nje video prej 37 minutash ku rrefehet me detaje historia e ndekjes time prej disa muajsh nga kriminelet e paguar nga Ilir Meta. Le ta verifikojne autenticitetin e videos dhe faktet tronditese qe pohohen aty.
Do kerkoja me zemer ne dore qe ambasada e Shteteve te Bashkuara dhe Bashkimit Europian te sjellin hetues profesionist te gjykojne se bashku me Prokurorine Shqiptare keto akuza. Une kam interes te zbardhet e verteta. Kam interes te mos kete kriminel ne Parlament. Njehere Ilir Meta i shpetoi drejtesise me akuzen e korrupsionit. Shpresoj kete here drejtesia te bej detyren, dhe garancia qe kjo pune do funksionoj eshte qe hetues profesionist amerikan dhe europian te jene pjese e grupit te hetimit.
Tom Doshi nuk mund te vazhdonte nje miqesi me Edi Ramen kur ai ka bere marreveshje me krimin, per te mbajtur te pacenuar karrigen e tij te pushtetit. Votat e nje porositesi krimesh nuk duhet te mbajne PS ne pushtet. Shantazg i vertete eshte ai qe ben Meta. Nese nuk me mbroni ju coj ne opozite i thote ai Rames. Kjo aleance duhet te denoncohet deri ne fund. Me krimin duhet te ndahen te gjithe, mbi te gjitha politikanet. Ditet e fundit Edi Rama me ka bere oferte qe ta fsheh kete krim duke me dhene garanci se qeveria dhe partia do vazhdojne te me mbeshtesin dhe se nuk do kete masa ndaj meje. Une nuk bej pazare me askend per jeten time dhe te femijeve te mi. Krimi duhet te hetohet dhe denohet, ashtu sic ambasadoret e nderuar shprehen ne deklaraen e tyre. Jam i gatshem te bashkepunoj deri ne fund me drejtesine.