Sizmiologu Rexhep Koçi ka dhënë një sërë detajesh në lidhje me tërmetin që përshkoi Tiranën me një forcë të paparë prej disa vitesh, plot 5.1 ballë të shkallës Rihter.
Në një intervistë për Fax News, Koçi tha se tërmeti ka origjinuar pranë zonës së Gjirit të Lalzit dhe ka gjeneruar një forcë prej 5.1 ballësh. Pas lëkundjes së parë të fortë, aktiviteti sizmik ka vijuar për thuajse një orë me rradhë. Ka patur rreth 40 goduitje të tjera, të një shkalle më të vogël, që kanë pasuar tërmetin që tmerroi thuajse të gjithë Shqipërinë.
Sizmiologu Koçi: Shqipëria është goditur nga një tërmet i magnitudës 5.1 dhe deri tani nuk kemi informacion më tepër. Mund të themi se aktiviteti sizmik vazhdon dhe nga tërmeti I parë kanë ndodhur dhe rreth 40 ngjarje të tjera, pasgoditje. Të tilla tërmete shoqërohen në mënyrë karakteristike nga tërmete të vogla. Në Tiranë është ndjerë fuqishëm tërmeti.
Tërmeti ka qenë në orën 11:01 dhe ka vijuar deri në momentin që ne po flasim bashkë (ora 12:00)./Gazeta Express