Në Gjykatën Penale të Shkupit sot duhet të vazhdojë seanca gjyqësore për lëndën e Prokurorisë Speciale Publlike “Titanik2”. Në seancën e sotme duhet të dëgjohen dy “bomba” nga bisedat e përgjëuara si dëshmi .
Në seancën paraprake avokatët e ish-anëtarëve të KSHZ-së, Bedredin Ibrahimi, Aneta Stefanovska, Vllatko Sajkovski, Sasho Srcev bashkë me mbrojtësit e Menduh Thaçit dhe Sasho Mihajllkov, në fjalët e tyre paralajmëruan dëshmi të cilat siç thonë do t’i prezantojnë në procedurë gjyqësore e që sipas tyre do ta kundërshtojnë akuzën e Speciales. Ish anëtari i PDSH-së në KSHZ, Bedredin Ibrahimi akuzoi Prokurorinë Speciale për ndjekje penale mbi baza politike.
Kjo lëndë ka të bëjë me parregullsi zgjedhore në zgjedhjet lokale të vitit 2013, ndërsa të akuzuar janë kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi, ish-shefi i DSK-së Sasho Mijallkov, si dhe ish-anëtarët Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Bedredin Ibraimi, Aneta Stefanovska, Vllatko Sajkovski dhe Sasho Srcev.