Një 40-vjeçar shqiptar është arrestuar në qytetin e Xhenoas në Itali pasi u kap me 93 kilogram marjuanë. Policia për të kapur shqiptarin e njohur si tregtar, ishin fshehur mes tifozëve të Genovas dhe Sampdorias, të cilët këto ditë janë rreshtuar përpara stadiumeve në kërkim të biletës së derbit të planifikuar për nesër për Luigi Ferraris.
Kakrabinierët identifikuan disa mjedise që shqiptari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, përdorte në Marassi, dhe më pas ndërhynë duke e arrestuar.
Në momentin e arrestimit u zbulua dhe një kuti në makinë ku droga ishte paketuar në qese vakumi dhe e fshehur brenda disa kanaçeve.
Nëse do të hidhej në treg, do të kushtonte më shumë se 200,000 euro. I arrestuari ishte hetuar edhe më parë për të njëjtën vepër penale.