Saturday, April 19, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeShqipëriTifozët e Romës e sulmojnë objektin e kryeministrisë në Tiranë

Tifozët e Romës e sulmojnë objektin e kryeministrisë në Tiranë

Rrugët e kryeqytetit shqiptar janë kthyer në arena të mirëfillta dhune pasi në vende të ndryshme ka përplasje të tifozëve mes tyre apo me forcat e rendit publik në Tiranë.

Një grup tifozësh të Romës, të cilët po shoqëroheshin nga policia, kanë sulmuar edhe godinën e Kryeministrisë duke u munduar të shkatërronin disa tabela dhe duke reaguar në mënyrë agresive ndaj efektivëve që u kërkonin të ndalonin vërshimin e tyre drejt grupimeve të tifozerisë holandeze për përplasje.

Mësohet se dy efektivë të forcave të rendit janë plagosur dhe menjëherë kanë shkuar në spital për ndihmë të specializuar mjekësore.

Policia mori pas disa minutash situatën në kontroll, duke rrethuar zonën dhe larguar tifozët italianë, të cilët me shkopinj dhe sende të forta u kthyen në rrezik edhe për kalimtarët.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments