PERLESHEN ME THIKE,LENDOHET RENDE NJE I RI NGA TETOVA
Në një përleshje që ka ndodhur sonte rreth orës 19 e 30 minuta në rrugën “Dervish Carra”, është lënduar rëndë një i ri.
Sipas burimeve jozyrtare nga përleshja me thika ka mbetur i lënduar rëndë 23 vjeçari S.S i cili është prerë në këmbë dhe në krahë,
I lënduari është dërguar në Spitalin e Tetovës, por për shkak të ashpërsisë së plagëve të marra ai është dërguar me urgjencë në Spitalin e Shkupit.
Ekipet policore kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe kanë kryer ekspertizën e incidentit.
/tetova1/