Thaçi telefonon Ramën, FSK niset për në Shqipëri

0
12

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka njoftuar se sapo ka telefonuar Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama lidhur me tërmetin që ndodhi sot në mëngjes.

“Kryeministrit Rama, në emër të qytetarëve të Kosovës i shpreha ngushëllimet më të sinqerta për viktimat që pësuan nga tërmeti”, ka shkruar Thaçi në Facebook, transmeton Klan Kosova.

“Kryeministrin Rama e sigurova se Kosova do të jetë në mbështetje dhe përkrah Shqipërisë”.

“Tashmë njësitë përkatëse të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë nisur drejt zonave të dëmtuara nga tërmeti”.