Më 03 dhe 4 shtator 2022, në periudhën prej orës 22:00 deri në ora 04:00, në zonën e SPB-Ohër nga policia rrugore janë kryer kontrolle në komunikacion, njofton Struga Ekspres.
Zyrtarët policorë kanë gjobitur 23 drejtuees të makinave të cilët kanë qenë nën efektin e alkoolit (Ohër 7, Strugë 8, Kërçovë 7 dhe Dibër 1).
Ata janë përjashtuar menjëherë nga qarkullimi, u janë marrë patentat e shoferit dhe u janë dorëzuar urdhërpagesat përkatëse, njofton MPB.
(Struga Ekspres)