Sunday, May 11, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeShqipëriTërmeti i fortë i solli në Kosovë, lindin fëmijë dy nënat nga...

Tërmeti i fortë i solli në Kosovë, lindin fëmijë dy nënat nga Durrësi (VIDEO)

Në Spitalin e Prizrenit, dy gra nga Durrësi sollën në jetë dy fëmijë.

Nuk e kishte menduar se fëmijën e saj të shtatë do ta lindte në qytetin e Prizrenit.

Por, tërmeti i 26 nëntorit e detyroi Manushaqe Hodën nga Durrësi, të nisej drejt Kosovës.

dhuro

Edhe pse në ditët e fundit të shtatzënisë, ajo qëndroi deri të hënën në mëngjes në ish kampin ushtarak ku janë strehuar të ardhurit nga Shqipëria.

Për t’u shtrirë pastaj në spital, ku dhe solli në jetë të birin e saj.

Por, tërmeti i Shqipërisë bëri që edhe një grua nga Durrësi të lind fëmijën në Prizren. Bëhet fjalë për Marena Selimin, 30-vjeçaren e cila po ashtu ditën e hënë, solli në jetë një djalë.

Derisa, familja e Marena Selimit po strehohet në një nga familjet në Prizren, Manushaqe Hoda 6 fëmijët e saj i ka në ish kampin ushtarak.

E për t’i vizituar këto dy nëna, të martën ne Spitalin Gjinekologjik të Prizrenit erdhi dhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemajl Menxhozi.

Ndërkohë, drejtori ekzekutiv i spitalit të Prizrenit, Afrim Avdijaj, tregoi per gjendjen e pacientëve pas lindjes.

Në spitalin e Pejës, ditën e hënë gjithashtu ka ardhur në jetë një fëmijë, nga një nënë që tërmeti i 26 nëntorit e solli në Kosovë.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments