Meksika përsëri është goditur nga një tërmet me magnitudë 6.5 ballë sipas Rihterit, tha Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane.
Tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej 80 kilometrash, thuhet në raport. Siç raporton Reuters, ndërtesat u lëkundën fuqishëm në kryeqytetin, Ciudad de Mexico.
Epiqendra e tërmetit ishte në brigjet e Oqeanit Paqësor, në shtetin federal meksikan të Colima, i cili kufizohet me Michoacan, ku ndodhej edhe epiqendra e tërmetit të sotëm.
Fatkeqësi e tillë e goditi Meksikën në fillim të kësaj jave, të hënën, sizmologët atje thanë se ishte 7.7 në shkallën Rihter.
Pas tërmetit autoritetet paralajmëruan për cunami.