Wednesday, April 2, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeRajoniTërmet i fuqishëm “shkund” Greqinë, banorët dalin në rrugë, braktisin shtëpitë në...

Tërmet i fuqishëm “shkund” Greqinë, banorët dalin në rrugë, braktisin shtëpitë në mes të natës

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.5 Rihter ka tronditur Greqinë gjatë natës, rreth orës 01:00.

Epiqendra e tërmetit është regjistruar në det në verilindje të ishullit të Kretës

Sipas Institutit Gjeodinamik, thellësia e tërmetit ishte 43 km.
Lëkundja sizmike ka pasur kohëzgjatje dhe intensitet të gjatë, duke bërë që banorët e zonave në pjesët lindore të Kretës të largohen nga shtëpitë e tyre të frikësuar. Lëkundjet janë ndjerë edhe në ishujt e Cyclades, Turqi, madje edhe në Kajro të Egjiptit.
Në fillim Instituti Gjeodinamik EMSC dha paralajmërim për cunami.
Njoftimi për cunami u hodh poshtë nga sizmologu grek, Efthimios Lekkas, i cili tha më pas se “nuk ka më asnjë mundësi për cunami në Greqi. Nuk ka asnjë arsye për shqetësim”../Abcnews.al/

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments