Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeShqipëriTërmet i fortë prej 4,7 ballësh godet Shqipërinë

Tërmet i fortë prej 4,7 ballësh godet Shqipërinë

Një tërmet ka goditur sot disa qytete të Shqipërisë, përfshirë dhe kryeqytetin Tiranën, duke shkaktuar panik te qytetarët, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit të Shqipërisë (IGJEUM), tërmeti është regjistruar me epiqendër në Rrogozhinë, 26 kilometra në jug të Tiranës, me thellësi 36 kilometra dhe magnitudë 4,7 sipas shkallës së Rihterit.

Sipas IGJEUM-së, pas tërmetit gjatë ditës së sotme janë regjistruar përsëri lëkundje të tjera.

Ndërkohë, autoritetet në vend nuk kanë raportuar për persona të lënduar nga tërmeti apo për dëme materiale.

Kujtojmë se në fillim të korrikut Tirana dhe disa qytete të tjera të vendit u goditën nga një tërmet i fuqishëm.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments