Sunday, August 17, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniTentoi ta vr*iste gjyshen e burrit të saj

Tentoi ta vr*iste gjyshen e burrit të saj

*Prokuroria Themelore Publike e Shkupit lëshoi urdhër për të zhvilluar procedurë hetimore kundër një gruaje 28-vjeçare të dyshuar për veprën penale – Vrasje sipas Nenit 123 paragrafi 2 pika 2 në lidhje me Nenin 19 (në tentativë) të Kodit Penal, transmeton Portalb.mk.

Më 15 gusht, në shtëpinë në rrugën “Boris Bojaxhiski”, derisa kryente dhunë në familje, ajo u përpoq të privonte nga jeta gjyshen e burrit të saj me të cilën jetonin në bashkësi familjare.

Ndërsa pala e dëmtuar, e lindur në vitin 1938, po pushonte në njërën nga dhomat, e dyshuara hyri në dhomë dhe e mbylli derën, pastaj u ul mbi viktimën dhe i vendosi jastëk në kokë me qëllim që ta mbyste.

Ajo e shtypi me jastëk dhe e goditi në kokë me grushte. Ajo u ndal kur mendoi se e kishte vrarë dhe i tregoi burrit të saj për këtë.

Ai menjëherë e thirri policinë, dhe e dëmtuara u dërgua në spital, ku iu diagnostikuan kontuzione në kokë dhe nofull, si dhe hematoma.

Prokurori publik i paraqiti propozim gjyqtarit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale në Shkup për të përcaktuar masën e paraburgimit për të dyshuarën, veçanërisht pasi ekzistojnë rrethana të dukshme që tregojnë mundësinë e përsëritjes së krimit nga ana e saj, përkatësisht përfundimit të tentativës së krimit.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments