Tuesday, April 22, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiTemperaturat tropikale mbushin plazhet e Strugës dhe Ohrit

Temperaturat tropikale mbushin plazhet e Strugës dhe Ohrit

Moti i nxehtë dhe temperaturat e larta i mbushën plazhet në Ohër dhe Strugë. Turistët dhe qytetarët freskim kërkojnë në ujërat e liqenit ku temperatura e ujit për momentin është 22 gradë. Ndonëse rekomandimet janë të mos dilet në diell nga ora 11 deri më 17 për shkak të rrezeve të larta ultravjollcë, shumë prej njerëzve nuk i përfillin ato dhe tërë ditën e kalojnë në plazh.

Koha është shumë e mirë. Këtyre ditëve thanë se do ketë valë të nxehtë dhe ne këtu në Liqenin e Ohrit freskohemi. Uji është shumë i mirë”.

Sot dita e treta që jemi në Ohër. Ia kalojmë shumë mirë, qyteti na pëlqen shumë, ndërsa Liqeni është çudia e shtatë botërore. U lamë dhe uji është i ngrohtë”.

Po freskohemi. Ohri vërtetë është qytet i bukur dhe i këndshëm. Mysafirë vijnë nga gjithkund për dallim nga më herët kur ishte E bukura e harruar. Uji është pak më i ftohtë por freskon”. – theksuan pushuesit e intervistuar për Alsat

Edhe në Strugë turistët kërkojnë një vend më tepër në plazhet përreth.

Hotelierët shpresojnë për një verë të begatshëm.

Vizitë më e madhe e Strugës pritet me ardhjen e mërgimtarëve, por kulmi i sezonit pritet pas 15 korrikut. – theksoi Vait Rakipi, hotelier.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments