Temperaturat e larta prej 40 gradësh kanë zbrazur kryeqytetin. Në rrugët më të frekuentuara nuk kishte lëvizje të qytetarëve. Ata pak qytetarë të cilët ekipi i ALSAT i takoi në qytet kishin dalë për shkak të detyrimeve që i kishin për t’i kryer. Ekipi ynë vizitoi edhe parkun e qytetit. Në gjithë hapësirën e parkut takuam vetëm tre familje të cilët kishin dalë vetëm për argëtimin e fëmijëve.
“Unë patjetër e kam të dal, jam më detyrë. Kemi mysafirë për ndeshjen , zyrtarë të UEFA-s dhe tani duhet t’i dërgoj në aeroport. Për ndryshe qëndroj në shtëpi kur nuk kam punë. Me të vërtetë është shumë nxehtë, vetëm se punët duhet të kryhen”
“Po, kam punë prandaj dola, tani po iki në shtëpi. Deri nga ora 12-13.00 dal për punë dhe iki në shtëpi, shumë është nxehtë. Në asnjë mënyrë pa punë nuk dal, 40 gradë është, me të vërtetë është e pa durueshme”
“Këtu nuk ka të nxehtë të madh. Kryesisht ka hije për shkak të drunjve është freskët. Fëmijëve do ju vijë fllad, ujë kam me vete. 1:54 Pa nevojë nuk dalim, por sot dola vetëm për shkak të fëmijëve sepse Brenda gjithë mbyllur nuk do jetë mirë për fëmijët, ata duan të luajnë”
“Fëmijët duan pak të shëtisin, prandaj dolëm. Mjaft ishte, tani do ikin ngadalë për shtëpi”
“Kryesisht vij këtu në park, nën hije. Deri tash nuk kemi pas probleme dhe mendoj se është në rregull një orë të dilet pak me hidratim, mbajtje të ujit me vete”
Gjatë 24 orëve të fundit shërbimi i Ndihmës së Shpejtë në Shkup ka kryer rreth 80 intervenime të cilat kanë ardhur si pasojë temperaturave të larta. Kryesisht ka pasur kolapse nëpër vende publike të qytetit. Temperaturat e larta kanë përkeqësuar gjendjen e fëmijëve. Shumica e rasteve kanë pësuar dehidrim ndërkaq mjekët thonë se infeksionet e traktit të tretjes kanë qenë të shpeshta.
“Rritja e temperaturave jo vetëm tek të rriturit por edhe fëmijët si kategori më e ndjeshme janë direkt të eksponuar ndaj dehidrimeve në këto temperatura të larta duke u rritur edhe numri i infeksioneve gastro intestinale. Diku 30-40% e fëmijëve që vijnë në ambulancën tonë për të kërkuar ndihmën e parë janë me këtë patologji. Brenda 24 orëve prej në ora 8.00 deri 14.00 kemi pasur 20 fëmijë pa udhëzime që kanë ardhur që nuk janë me terminë, me prioritet. Prej tyre 7-8 janë me patologji gastro-intestinale”- deklaroi Rejhane Ismaili, Mjeke.
Faza portokalli do të zgjasë deri më 1 gusht, sipas entit hidrometeorologjik. Ministria e Shëndetësisë rekomandon që qytetarët të mos dalin pa nevojë në periudhë nga ora 11-16.00 të pasdites, te konsumojnë sa më shumë lëngje, të veshin rroba sa më të lehta dhe të kenë kujdes me konsumimin e ushqimit.
Vjollca Aliti/Alsat-M