Tuesday, May 27, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniTë shtëna në lagjen Teqe në Tetovë, MPB del me detaje

Të shtëna në lagjen Teqe në Tetovë, MPB del me detaje

*Ministria e Brendshme ka njoftuar se se sonte gjatë orës 21:15 pranë SPB në Tetovë është raportuar se në rrugën “111” në Tetovë, persona të panjohur me motoçikletë-skuter kanë shtënë nga automatiku në shtëpinë në pronësi të M.T. nga Tetova dhe menjëherë janë arratisur nga vendi i ngjarjes.

Më tej theksohet se organet e rendit menjëherë kanë vepruar sipas kallëzimit dhe është konstatuar se nuk ka persona të lënduar. Po ashtu bëhet e ditur se në vendngjarje janë gjetur rreth 30 gëzhoja automatiku.

“Pronari dhe familja e tij ndodheshin në shtëpi në momentin e të shtënave dhe u konstatuan dëme materiale në shtëpi. Është njoftuar prokurori publik dhe po ndërmerren masa dhe aktivitete për gjetjen e autorëve dhe zbardhjen e rastit, ndërsa këqyrje në vendngjarje po kryen një ekip nga Sektori për Punë të Brendshme Tetovë”, njoftoi MPB.(INA)

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments