Në vend si 16 vjeçarë, tinejxherët kur të mbushin 17 vjeç do të kenë
të drejtën për aftësim për drejtimin e automjetit. Kufiri i sipërm lidhur me afatin e patentës së shoferit do të jetë për personat mbi 70-vjeçarë, e jo si deri tani mbi 65-vjeç. Kjo parashikohet në ndryshimet e Ligjit për siguri në komunikacion, i cili miratohet me procedurë të shkurtuar, e të cilat sot janë miratuar në Komisionin e Kuvendit për mbrojtje dhe siguri.
Përveç rritjes së moshës për përftimin e të drejtës për aftësim për drejtimin e automjetit, propozuesit e ndryshimeve, deputetët e LSDM-së, po ashtu propozojnë edhe heqje të kriterit që tinejxherët të kenë sukses të shkëlqyeshëm dhe sjellje shembullore.
Personat mbi 70 vjeç, të cilët do të dëshirojnë ta vazhdojnë patentën e shoferit, do t’i nënshtrohen kontrolleve të obligueshme shëndetësore, ndërsa leja do t’u jepet me vlefshmëri prej tre viteve.
Udhëheqësit profesionalë në autoshkollat nuk duhet të posedojnë patentë shoferi për të gjitha kategoritë A, B, C dhe D, por vetëm për kategoritë për të cilat autoshkolla ka licencë. Përveç ndryshimeve të përmendura, parashikohet po ashtu që drejtuesit e traktorëve të jenë mbi 17-
vjeçarë, e jo si deri tani 16 vjeçarë.