Monday, February 24, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiTë rinjtë e Tateshit të Epërm në aksion/ Në qendër të...

Të rinjtë e Tateshit të Epërm në aksion/ Në qendër të fshatit u realizua rrethimi i këndit të lojërave për fëmijë (FOTO)

Sot, një punë e rëndësishme dhe me vlerë u realizua në qendër të fshatit tonë! Rrethimi i këndit të lojërave për fëmijë është tashmë një realitet falë iniciativës së Forumit Rinor Tatesh i Epërm, i cili kërkoi dhe siguroi nga Komuna e Strugës për këtë projekt me vlerë.

Një falënderim i veçantë për Lulzim Ademin, Fatlind Ademin, Valon Allën, Blertim Shabanin, Abdullah Telën, Gezim Allën dhe të gjithë ata të cilet nuk janë përmendur në këtë shkrim por që kontribuan me mund dhe përkushtim. Çdo ndihmë e dhënë ka qenë një hap drejt një komuniteti më të sigurt dhe më të zhvilluar. All-llahu i shpërbleftë të gjithë!

Ky projekt nuk është vetëm një investim për të tashmen, por një garanci për sigurinë e fëmijëve tanë. Një hap i vogël, me ndikim të madh për vendin tonë!

Me shpresë dhe besim, kërkojmë nga Komuna e Strugës që edhe kërkesat e tjera, të dorëzuara që nga Dhjetori 2024, të aprovohen dhe të realizohen, pasi ato kanë po të njëjtën rëndësi për mirëqenien e fshatit tonë. Këto janë projekte themelore, që do të ndikojnë drejtpërdrejt në jetën dhe sigurinë e banorëve tanë, e nuk janë dëshira luksi.

InshaAll-llah, në të ardhmen do të vazhdojmë me aktivitete të tjera, duke ndërtuar së bashku një vend më të mirë për brezat që vijnë!

Forumi Rinor- Tatesh i Epërm

REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments