Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeOpinionTe oda e Lazëm Bojkut në Veleshtë

Te oda e Lazëm Bojkut në Veleshtë

Lebit Murtishi (Struga Ekspres)

Sipas traditës shekullore, ngulitur si gurthemeli në burrërinë e shqiptarit, i zoti i shtëpisë, njeriu që mbante supesh një peshë që shemb dhe malet, Lazëm Bojku, pasi i bëri vend secilit në odën e tij bujare, na ofroi nga një cigare dhe me një fjali prej burri: ,,Qoftë për të mirë ardhja juaj, vëllezër”, i hapi udhë qëllimit tonë…Së pari, çdokush veç e veç prej nesh, i dhamë uratën e zakonshme për Festën e KurbanBajramit…Më tej sikur fshihej fjala, më tej sikur trembej fjala përballë syve të një burri, që mbanin në thellësi misteresh të gjitha dhimbjet e njerëzimit…Dhe fjalës i duhej udhë, fjalës i duhej një fjalë që do t’i hapte udhë jetës…S’ka rëndësi kush filloi, s’ka rëndësi kush çka tha, të gjithë burrat e konakut, mysafirë dhe mikpritës, filluan të ndërtojnë kullën që do t’i jepte emër paqes, që do t’i jepte emër burrit të ngarkuar me peshë malesh dhe që i duhej të jet mal!..Dalë nga dalë e fjalë pas fjale, tek thithte tymin e duhanit si një i etur për helmosje, Lazëmi tha fjalën e fundit, Lazëmi nderoi Zotin, Lazëmi nderoi Kombin, Lazëmi nderoi veten, nderoi fisin dhe Veleshtën; Lazëmi nënshtroi djallin dhe i mposhti djallëzitë që na lanë në prag të derës armiqtë e Kombit dhe të Atdheut!..
Faleminderit o burrë i thamë, se fjalë tjetër s’gjenim dot të përgëzojmë këtë trim shqiptar, që ngrohu zemrat e shqiptarëve, që ngrohu zemrat më të pafajshme të të gjitha nënave shqiptare me Diellin e Madh të Zemrës së tij të Madhe!..Le të jet shembull ky Diell dhe le të ngrohë të gjitha zemrat që vuajnë dhe që lëngojnë nga akujt e ftohtë të hasmërive…Zoti të bekoftë Ty dhe familjen tënde bujare o Lazëm Bojku!..

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!