Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniTë mos bëhet panik, nuk ka raste të kidnapimit të fëmijëve

Të mos bëhet panik, nuk ka raste të kidnapimit të fëmijëve


Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë, nëpërmjet një demanti dërguar në media, i informon qytetarët se në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit, deri më tani nuk është denoncuar as edhe një rast ku mund të ketë pasur tentime për kidnapim të fëmijëve, apo diçka të ngjashme, transmeton Portalb.mk.

“Për këtë shkak, Sektori i Punëve të Brendëshme Tetovë, në mënyrë decide i hedh poshtë informacionet e trilluara dhe të pasakta, gjegjësisht spekulimet dhe të pavërtetat që dje (28-shkurt) dhe sot (1-mars) janë publikuar nëpër disa rrjete sociale, goja se vetura e tipit ‘BMW’ ngjyrë e zezë, me targa të Shkupit, e drejtuar nga një burrë i moshuar, ka patur për qëllim që të kidnapojnë fëmijë te njëra nga shkollat fillore të Tetovës.

Me qëllim që të mos përhapen shqetësime të panevojshme, frikë dhe pasiguri, Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë, edhe një herë zyrtarisht dematon lajmin e rrejshëm i cili është publikuar, dhe vërteton se nuk është regjistruar asnjë rast i këtillë në rajonin të cilin e mbulon”, thuhet në demantin e SPB Tetovë.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments