Këtë vit, Muaji i Ramazanit sipas kalendarit pritet të fillojë më 13 Prill, ditën e Martë dhe do të përfundojë më 11 Maj,informon Struga Ekspres.
Muaji i agjërimit, do të thotë shmangia e ushqimit dhe lëngjeve, mardhënieve seksuale, fjalëve dhe sjelljeve të këqija dhe gjërave të tjera të ndaluara në Islam. Agjërimi është një nga pesë shtyllat e Islamit dhe zgjatë nga agimi deri në perëndimin e diellit.
Në fund të Ramazanit vjen Festa e Madhe e Fitër Bajramit.(Struga Ekspres)