Saturday, April 19, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniTë hënën në Maqedoni fillon dhënia e dozës së tretë të vaksinës...

Të hënën në Maqedoni fillon dhënia e dozës së tretë të vaksinës kundër Kovid19

Të hënën fillon dhënia e dozës së tretë të vaksinës kundër Kovid19. Me dozën e tretë do të vaksinohen të gjithë qytetarët mbi 60 vjeç, punonjësit shëndetësor, pacientët të cilët kanë transplantime të kryera, janë në dializë apo kanë imunitet të dobët, e të cilët kanë kaluar 6 muaj që nga marrja e dy dozave të para të vaksinës.

Vendimi për dozën e tretë edhe në Maqedoni vjen pas rekomandimit të Agjencive evropiane dhe amerikane të Ilaçeve si dhe analizave të cilat janë bërë gjatë periudhës së shkuar.

Komiteti për imunizim ka vendosur që doza e tretë të jetë me Pfizer pavarësisht se me cilën vaksinë paraprakisht është imunizuar personi i caktuar. Për vaksinimin me dozën e tretë qytetarët do të njoftohet me SMS porosi në të cilën do ju caktohet termin, njëjtë sikur procesi i vaksinimit në fillim me grupet kritike të qytetarëve.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments