Tuesday, November 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniTË GËZOHESH NGA PIKËLLIMI!

TË GËZOHESH NGA PIKËLLIMI!

Nga Medai Shaholli
TË GËZOHESH NGA PIKËLLIMI!

Javën e kaluar qeveria e Republikës Severna Makedonija dhe integristët e DUI-t,organizuan koncerte festive me rastin e marrjes së ftesës nga Brukseli për një anëtarësim të mundshëm në NATO të “dërrzhavës”sonë brenda këtij viti.
Hapja e mundshme e negociatave vitin e ardhshëm me BE gjithashtu është një ngjarje e rëndësishme por më parë duhen plotsuar disa kritere.

Pranimi në NATO nuk ka kriter veç të qënit besnik dhe gatishmërisë për të shërbyer brenda saj me kompani shërbimi nëpër botë për shtetet të vogla si ne .
Me një fjalë vendet pa arsenal ushtarak si ” dërzhava tonë”do të ftohen shpesh për të ndihmuar aleancën “duke transportuar ujë” në vende të ndryshme krizash.
Pra,”gomarin në dasëme ftojnë për të mbajtuar ujë”!Ndaj,dhe njësitet e specializuara të “dërzhavës sonë” do të kryejnë këto misione të ndihmesës dhe logjistikës për trupat elite të aleancës.

Koncerte festive që organizoi DUI me këtë rast nuk kishin pse të organizoheshin sepse anëtarësimi nuk është i sigurt dhe se ky lajm për ftesën nuk është ndonjë meritë dhe e arritur e tyre si subjekt.
Tjetër gjë është hapja e negociatave me BE, që sipas parashikimeve do mund të hapen vitin e ardhshëm,ku aty kërkohen kushte dhe kritere për t’i plotësuar.

Shqiptarët s’kanë pse gëzohen për këto integrime pa zgjidhur më parë çështjen e statusit politik brenda “dërzhavës” së tyre,pasi anëtarësimin në strukturat euroatlantike do të vulos njëherë e përgjithmonë me kushtetutë çështjen e statusit të shqiptarëve si evgjitë të “dërzhavës” Severna Makedonija për faktin se shtetet anëtare të BE, e kanë zgjidhur statusin e popujve të tyre .

Delegacionet shqiptare nga “dërzhava” Severna Makedonija që do të vijnë një ditë në Bruksel,si pjesë të Parlentit Europian dotë bëjnë pjesë në një krah dhe grup parlamentar me VMRO-në,si pjesë e grupit të partive të djathta.Pra,edhe një vulë turpi më shumë për shqiptarët pasi ata si të djathta do të bëjnë pjesë një grup me komitët e VMRO-së,si grupim i të djathtës dhe partive të djathta europiane në Parlamentn Europian .
Ata do të ndajnë të njëjtat vlera të filozofisë politike(brenda grupimit të partive popullore europiane)me VMRO-në, e cila shquhet për promovimin nacionalshovenizmin sllavomadh.
Kësisoj,subjektet politike shqiptare do të përfaqësojnë të djathtën shqiptare në Bruksel si minoritete i papërfishëm,pa identitet dhe pa gjuhë shqipe nën flamurin e “dërzhavës” Sevrna Makedonija.

Subjektet politike shqiptare do të cilësohen nga Parlamentin Europian si severnomakedonci dhe jo si shqiptarë, për shkak të politikës së mbrapsht dhe servilizmit të tyre ndaj qeverive sllave,pasi ata nuk kërkuan një status të barabartë me sllavët por u pajtuan me skllavërinë dhe shprehën njëanshëm vullnetin dhe gatishmërinë për t’u anëtarësuar në këtë organizëm si të pabarabartë dhe si minoritet i papërfillshëm përballë fqinjëve të tyre.
Në fakt shqiptarët do duhej të ishin pjesë përbërëse e kombit të barabartë të këtij vendi.
E gjithë kjo maskaradë me eurointegrimet është pjesë e lojës dhe e politikës së mbrapsht dhe antishqiptare në radhë të parë të titistit Zajko dhe subjekteve shqiptare që shkelën interesat kombëtare për një çik pushtet dhe përfitim financiar.
Prandaj, çdo integrim pa statusin e barabartë të shqiptarëve në kushtetutën e vendit përbën tradhëti të lartë kombëtare.Koha dhe rasti është tani me rastin e referendumit, ku për votimin pro duhet kërkuar ngritja e statusit të barabartë të shqiptarëve dhe sllavëve në kushtetutë e cila do të ndryshohet me këtë rast.
Në të kundërtën pasojat do të jenë katastrofale.

Nesër do të jetë vonë për të kërkuar ndryshimin e kushtetutës pasi të hapen negociatat me Be, sepse ajo nuk do të dëgjojë më për çështje nacionale të mbetuara por ka kushte tjera për të plotsuar.
Përndryshe, kësaj i thonë ë gëzohesh nga pikëllimi.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!