Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeRajoniTë festosh ditëlindjen 1 herë në 4 vjet, shkrimtari shqiptar: Këtë vit...

Të festosh ditëlindjen 1 herë në 4 vjet, shkrimtari shqiptar: Këtë vit mbush 10 vjeç

Kur muaji shkurt ka 29 ditë, sjell që gjithë viti të ketë 366 ditë duke marrë edhe emrin “Viti i brishtë”.

I tillë është viti 2020, ku 29 Shkurti, ndonëse jo një datë historike apo festë kombetare është një ditë e shënuar për të gjithë ata që presin ta festojnë ditëlindjen e tyre 1 herë në 4 vjet.

Edhe pse një rregull që përsëritet çdo 4 vite, në kënd historik ky ndryshim në kalendar mendohet se vjen nga romakët e Lashtë dhe më pas është përhapur në të gjithë botën perendimore.

Për të kuptuar si e përjetojnë festimin e ditëlindjes, të lindurit në këtë datë të veçantë kemi intervistuar personazhin tonë të ditës dhe ai është një shkrimtar.

“Jam përpjekur ta shoh si një veçanti, si diçka që duhet të më bënte të ndihesha fatlum.

Njeriu çdo rrethanë përpiqet ta përkthejë, në leverdinë e vet dhe kjo datë është një koiçidencë për mua përherë e këndshme, që më bën të ndihem edhe më i ri“, tha shkrimtari Erion Papagjoni.

Teksa tregon me batuta sesi ndihet që i duhet ta festojë datën e lindjes në një formë ndryshe nga shumë të tjerë, Erioni rrefen se kjo datë është e rëndësishme për të dhe se këtë vit ai feston ditëlindjen e tij të dhjetë.

“Në botën anglosaksone, neozelandezët ose australianët e llogaririsin për efekte ligjore të përgjegjësisë penale apo përgjegjësisë civile më datë 28, se unë jam jurist si profesion.

Anglezët që është e njëjta çati e njëjta perandori e llogarisin në datën 1 Mars.

Unë gjithmonë kam llogaritur marsin. Se nuk ke arsye të qerasësh njerëzit, miqtë, të afërmit, nga ana tjetër ka qenë besoj një gëzim edhe për ata, apo familjarët sepse nuk kanë arsye të japin dhurata.

Sigurisht do të isha shumë i qejfmbetur po të mos kujtoheshin. Tani mbush 10 vjeç”, ka thënë ai.

Duke na njohur me jetën e tij, ai rrefen se lehtësia dhe dashuria për librin kanë ndikuar thellësisht në formimin e tij jetësor dhe sot e vlerëson atë si një religjion , të cilin në kohën e mundësive të shumta teknologjike shoqëria po bëhet gjithnjë e më pak e interesuar për ta njohur.

“Letërsia për mua është një lloj religjioni, sidomos në një shoqëri ku tashmë religjioni siç duket dhe siç e thonë apo e shkruajnë mendjet e mëdha të njerëzimit, filozofët, sociologët edhe bashkëkohorët nuk është më . Por kush ka pasionin të merret do merret”, është shprehur shkrimtari.

Viti i brishtë daton që në shek e V-të dhe që atëherë historia njeh disa emra personalitesh të njohur të lindur në një vit të tillë duke filluar nga Papa Pali III, kreu i Kishës Katolike në Romë, lindur në vitin 1468, Gioachino Antonio Rossini kompozitori italian që fitoi famë për 39 operat e tij, në 1972-in, shkrimtari dhe filantropi amerikan Anthony Jay Robbins në 1960-tën, apo këngetarja dhe aktorja amerikane me famë botërore Dinah Shore në vitin 1916./report

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!