Të enjten nuk punohet në Maqedoninë e Veriut

0
16

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njoftoi se 8 Shtatori, e enjte, sipas Ligjit për festat, është ditë jopune për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Ministria njëherit i uron qytetarët për Ditën e Pavarësisë.