Sunday, April 20, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniTë dielën ndërrohen akrepat e orës

Të dielën ndërrohen akrepat e orës

Llogaritja e kohës verore do të fillojë të dielën më 28 mars, kur akrepat e oës nga ora 2.00 e mëngjesit do të zhvendosen një orë para, apo në ora 3:00.

Llogaritja e kohës verore do të përfundojë më 31 tetor në orën 3:00, me zhvendosjen eakrepave një orë prapa.

Paralamenti evropian dy vjet më parë, mbështeti propozimin për heqjen e ndërrimit të detyrueshëm të orës në vendet e Bashkimit Evropian. Kjo do të hyjë në fuqi këtë vit, kur secili anëtar do të mund të zgjedhë nëse do të qëndrojë gjatë me llogaritjen dimërore të kohës apo verore. Kjo do të thotë që për disa vende që planifikojnë të qëndrojnë në llogaritjen e kohës verore, ky do të jetë zhvendosja e fundit e akrepave të orës.

Ajo që është e mirë në llogaritjen e kohës verore është se dita zgjat më shumë. Tashmë mund të vërehet se errësohet rreth orës 18:00, që do të thotë se para fundit të muajit, mbrëmja do të vijë diku pas orës 19:00, ndërsa në muajt e verës, diell do të kemi edhe pas orës 20:00.

Kalimi nga koha verore në atë dimrore për herë të parë është shënuar në vitin 1916 në vendet e veriut të Evropës.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments