Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeBotaTë dhëna alarmante, pothuajse çdo punëtor i dytë është në stres në...

Të dhëna alarmante, pothuajse çdo punëtor i dytë është në stres në Zvicër

Puna jashtë orarit dhe presioni në punë, 40 për qind e zviceranëve ankohen për presion të madh në vendin e punës.

«Barometer Gute Arbeit» ka zhvilluar një studim dhe ka publikuar të dhënat nga organizata punëtore «Travail.Suisse» të premten, motivimi i punonjësve ka qenë i qëndrueshëm në nivel të lartë për të paktën katër vjet.

Sipas Gabriel Fischer nga TravailSuisse përqindja e atyre që kanë probleme u rrit me tre për qind në 21.6 për qind në katër vjet.

Problemi më i madh vazhdon të jetë stresi. Sipas studimit, 40 për qind e të anketuarve ndjehen të mbingarkuar në vendin e punës. Për shembull, stresi perceptohet si i rritur për shkak të presionit më të madh të afatit të kryerjes së detyrave në punë.

Të anketuarit thonë se, janë ditët e gjata të punës dhe pushimet më të shkurtra krahasuar me 2015. Për shembull, disa punëtorë më shpesh janë të sëmurë sesa katër vjet më parë.

Prej vitit 2015 deri në vitin 2018, përqindja e të punësuarve që nuk janë të kënaqur është rritur nga 9.4 në 11.6 për qind.

Megjithatë, më shumë se gjysma e të punësuarve nuk besojnë se do të gjejnë një punë të krahasueshme me të ardhura ekuivalente në qoftë se ata humbin punën e tyre. Përveç kësaj, shumë prej tyre nuk kanë mbështetje të mjaftueshme ose të pamjaftueshme nga punëdhënësi i tyre. “Travail Suisse” prandaj kërkon më shumë investime në fuqinë punëtore në formën e trajnimit dhe edukimit të mëtejshëm./albinfo.ch/

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!