Qeveria solli vendim që të gjithë personave të ak.sidentuar në Llaskarcë kur u rrokullis autobusi i “Durmo Turs”- it të lirohen nga pagesat për shëndetësi.
Siç shkruan në njoftimin e Qeverisë, në shenjë solidariteti dhe ngushëllimi me familjet e të ndjerëve dhe lënduarve nga ak.sidenti, ato do të lirohen nga të gjitha pagesat për mjekim në institucionet shtetërore shëndetësore.
Paraprakisht, familjarëve të të ndjerëve dhe të lënduarve, u ndanë ndihma simbolike financiare Qyteti i Shkupit dhe i Gostivarit, ndërsa atyre duhet tu paguhet edhe kompensim nga kompania e sigurimit.
Ak.sidenti ndodhi më 13 mars, kur autobusi i kompanisë “Durmo turs” me 51 udhëtarë doli nga rruga Tetovë-Shkup dhe u rrokullis disa herë. Në këtë ak.sident humbën jetën 16 persona, ndërsa 38 ishin lënduar.
Kohë më parë prokuroria ar.restoi shtatë persona nën dyshime për shkaktimin e ak.sidentit që morri jetët e 16 personave, duke zbuluar se shkak për ak.sidentin ka qenë shpejtësia prej 99 kilometrash në orë dhe frenat e prishura për të cilat ka qenë në vetëdije edhe firma e transportit edhe ajo e kontrollit teknik.
Në mesin e të dyshuarve kryesore të cilët janë në parab.urgim janë pronari i Durmo Tursit dhe shoferi i autobusit. /SHENJA/