Aleanca për Shqiptarët ishte e detyruar që të dalim nga Qeveria, sepse nuk u respektua marrëveshja. Rër të ruajtur dinjitetin, është vendosur për të marrë këtë hap. Kështu ka deklaruar Arben Taravari nga Aleanca për Plusinfo pasi sot u dorëhoqën dy zëvendësministra nga partia e Ziadin Selës.
Taravari kujton se Aleanca për Shqiptarët në qeveri hyri në një moment dramatik për vendin më 27 prill dhe se partia nuk mund të tolerojë të trajtohet si “apendiks”.
Ish-ministri i Shëndetësisë dhe kryetari aktual i Gostivarit sqaron se në dy muajt e fundit, partia e tyre u injorua në lidhje me çështjet e rëndësishme, duke përfshirë zgjidhjet e personelit që nuk janë informuar, e lëre më të konsultohen për një opinion./Fol