Pas zhvillimeve të fundit brenda Aleancës për Shqiptarët (ASH), kryetari i saj, Arben Taravari, ka reaguar me një mesazh të shkurtër në rrjetet sociale.
“Pushteti i vërtetë është populli. Shihemi në Tetor i cili është afër… shumë afër!”, ka shkruar Taravari.
Ky paralajmërim vjen pas ndarjeve të strukturave partiake të ASH-së, për t’u larguar nga koalicioni VLEN, dhe që së fundi disa përfaqésues të kësaj partie kanë dal kundër këtij vendimi.(INA)
Situata mbetet në zhvillim.