Tuesday, April 22, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniTaravari: Mund të jemi pjesë e shumicës së re parlamentare

Taravari: Mund të jemi pjesë e shumicës së re parlamentare

Me djallin mund të bëjmë koalicion, por me BDI-në jo, kështu u përgjigj fillimisht sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, i pyetur për nëse ASH-ja do të jetë pjesë e ndonjë përbërje të re parlamentare.

“Ne nuk kemi negociata të tilla për shumicë të re por e di se ka pakënaqësi të mëdha brenda koalicionit qeveritar, Sipas meje aktualisht për momentin kur flasim, Qeveria nuk 61 vota, sipas meje, nuk do të thotë se është ashtu. Nuk e përjashtojë mundësinë që edhe të jemi pjesë e një shumice të re parlamentare”, tha mes tjerash Taravari.

Ndryshe, deputeti i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski në paraqitjen e tij të djeshme në Alsat tha se janë të hapur për bashkëpunim me Aleancën për Shqiptarët dhe Alternativën për zgjedhje lokale dhe se shpreson që me këto parti do të bashkëpunojnë për formimin e një shumice të re parlamentare që do të çonte drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments