Ushtruesi i detyrës kryetar i ASH-së derisa komentoi zhvillimet brenda BDI-së tha se brenda BDI-së ka grup të zjarrit dhe grup të tenderit duke shtuar se atje zullumi është trashë dhe po pëlcet. Në ndërkohe nënvizoi se ASH-ja është parti ku vendosin organet e partisë dhe jo parti ku vendos kryetari. Ndërsa zërat për përfshirje në qeveri he për përkrahje të ndryshimeve kushtetuese tha se janë spina të BDI-së, shkruan Alsat.
“Ju e shihni, ka grup të zjarrit, ka grup të tenderit, të flakës, nuk e di, ka grupe të ndryshme, atje zullumi është trashë dhe po pëlcet. Ata kanë pasiguri të madhe të brendshme dhe prandaj imponojnë tema të këtilla për ta de-fokusuar opinionin prej asaj që ndodh në BDI. Unë nuk e mohoj, në rast se ka një ofertë të tillë, ne nuk jemi parti ku vendos kryetari, ne jemi parti ku vendosin organet partiake. Në qoftë se ka një ofertë të tillë unë mendoj ese kjo është serioze që kjo të prezantohet në organet partiake dhe të merret një vendim i tillë. Tani për tani nuk ka asgjë prej asaj, unë mendoj se janë spine të BDI-së”, tha Taravari. /Alsat.mk