Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari përmes profilit të tij në FB ka publikuar një grafikon të ikjes së shqiptarëve sipas rajoneve brenda 20 viteve.
Taravari ka shënuar se 49% e qytetarëve shqiptarë kanë ikur nga Gostivari, 48% nga Kërçova, 40% nga Vrapçishti, 38% nga Struga, 38% nga Bërvenica, 34% nga Zhelina, 31% nga Kumanova, 31% nga Jegunovca, 30% nga Likova, 29% nga Bogovina, 28% nga Dibra, 23% nga Tetova, 20% nga Zelenikova, 20% Çuper Sandeva, 15% nga Dollneni, 14 % nga Harqaina, 12% nga Qyteti i Shkupit, 12% nga Krusheva, 11% nga Sopishta, 8% nga Çashka dhe 7% nga Studeniçani, shkruan Taravari.