Sekretari gjeneral i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari i është kundërpërgjigjur deklaratës së sotme të kryeministrit Zaev i cili tha se kur ka dëgjuar që Ministri i atëhershëm Taravari është kandiduar për Komunën e Gostivarit, është lutur që mos të fitoj me qëllim që të mbetet ministër i shëndetësisë.
Taravari për Agjecinë e Lajmeve Zhurnal shprehet se Ministria Ministria e shëndetsisë i ka takuar Alenacës për shqiptarët prej momentit historik te krijimit të shumicës së re nē parlament, 27 prill 2017, dhe kjo çështje ka qenë e panegociueshme për ASH-në.
Ai i ka bërë me dije Kryeministrit Zaev se në ASH ka plot kuadro te aftë për të kryer postin e ministrit të shëndetsisë.
“Ne për 100 ditë në qeverin reformatore treguam se ishim më te besueshmit për popullatën, thjesht nga pala shqiptare ishim ato, tek të cilët populli kishte shpresë. Ne jemi te hapur për bashkpunim me LSDM, BDI, Levizjen Besa, dhe të gjitha partitē serioze ne Maqedoni, për një ardhmëri më të mirë te këtij shteti. Por gjithashtu mendojme se reforma në Maqedoni nuk bëhet me Amdi Bajramin, Menduh Thaçin dhe një pjesë të kriminalizuar të BDI-se. Kryeministrit dhe shumicës së re “reformatore” i urojme suksese, me do te jemi si ASH aty per te perkrahur të gjitha ligjet per EU dhe NATO integrime, gjithashtu edhe per të gjitha ligjet që janë për të mirën e qytatarëve të Maqedonisë, por deshëm të dergojmë edhe një porosi te z.Zaev po edhe tek partitë tjera maqedonase, te kuptojnë se egzistojnë parti shqiptare që kanë dinjitet dhe krenari dhe të cilët mund ti ketë vetëm si partner të barabartë dhe jo ti trajtojnë si struktura servile dhe dekoruese në qeveri”, ka deklaruar për Zhurnal, sekretari gjeneral i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari.
Ndryshe, Kryeministri Zoran Zaev sot në seancën për pyetje të deputetëve deklaroi se kur ka kuptuar që Taravari do të kandidohet për në Komunën e Gostivarit, është lutur që mos të fitoj që të mbetet Ministër i Shëndetësisë, raporton Zhurnal.
“Dëgjova nga mediumet se Taravari do kandidohet për Gostivarin. Në atë moment u luta që Taravari të mos fitoj që të mbetet ministër. Asnjëherë nuk do i mbyll dyert për ASH për bashkëpunim. Unë dua bashkëpunim për gjithë opozitën”, tha Zaev.