Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari, ka shprehur ngushëllimet për viktimat nga aksidenti i sotëm tragjik në aksin rrugor Shkup-Tetovë, dhe lutje për shërim të të lënduarve.
“Sot është një nga ditët më të rënda të Gostivarit…Në aksidentin tragjik të pasdites së sotme ka të mbijetuar, ka të lënduar për të cilët lutemi…por…ka dhe Viktima! Zoti i lehtësoftë dheun! Zoti i dhëntë forcë familjarëve të viktimave të përballojnë këto humbje të tmerrshme! Zoti na ndihmoftë të jemi të fortë në këto momente të një dhimbjeje jashtë çdo imagjinate! Gostivari sot është në zi!”, ka shkruar Taravari në letrën e tij të ngushëllimit.
Shumica e udhëtarëve të autobusit të aksidentuar janë nga Gostivari. Ndryshe, deri më tani nga ky aksident kanë humbur jetën 13 persona ndërsa dhjetëra të tjerë kanë mbetur të lënduar.