/div>
Loris
Kupa
ezgif-com-add-text-2
Dhoma-Energy Reklamo ketu!
Talat Xhaferi:Ju uroj durim, qetësi, unitet dhe besim në provat e pastërtisë së luftës së UÇK-së, ngadhënjim të drejtësisë mbi padrejtësinë
Maqedoni, Slider

Talat Xhaferi:Ju uroj durim, qetësi, unitet dhe besim në provat e pastërtisë së luftës së UÇK-së, ngadhënjim të drejtësisë mbi padrejtësinë

Të jetosh, të mendosh, të luftosh dhe të sakrifikosh për vatrën e paraardhësve të tu, për idealin dhe vizionin tënd për ndërtimin e shtetit të lirë, të pavarur dhe të njohur mbarëbotërorë, nuk është as lehtë, as thjeshtë. Çdo etapë në konsolidimin e shtetit të ri, të institucioneve të reja demokratike dhe fitimin e respektit nga shtetet botërore është sfidë në vete e cila kërkon angazhim mbinjerëzor dhe luftë të vazhdueshme diplomatike, juridike dhe mbështetje të shteteve mike dhe partnere. Republika e Kosovës, institucionet dhe përfaqësuesit e institucioneve kosovare, populli kosovar, tani ballafaqohen me sfidën e radhës. Ju uroj durim, qetësi, unitet dhe besim në provat e pastërtisë së luftës së UÇK-së, ngadhënjim të drejtësisë mbi padrejtësinë. Ruani dinjitetin dhe vazhdoni ballëndritur dhe faqebardhë! Apeloj te Zyra e Prokurorisë Speciale që të ushtrojë detyrën me profesionalizmin më të madh të mundshëm dhe mos lejojë që populli që ishte viktimë në një periudhë të tmerrshme që e kemi akoma të gjithë të freskët në kujtime, të barazohet me palën agresore. Kjo do të ishte degradim i vlerave dhe parimeve që ishin, janë dhe shpresojmë do të jenë edhe në të ardhme shtyllat mbi të cilat do të qëndrojnë shtetet bashkëkohore demokratike. Talat Xhaferi

November 7, 2020

error: Content is protected !!
Struga Ekspres