Wednesday, February 26, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniTalat Xhaferi u zgjodh shef i Shtabit Politik të Bashkimit Demokratik për...

Talat Xhaferi u zgjodh shef i Shtabit Politik të Bashkimit Demokratik për Integrim

*Talat Xhaferi është zgjedhur shef i Shtabit Politik të Bashkimit Demokratik për Integrim.

Siç thuhet në komunikatë, gjatë takimit, u diskutuan sfidat dhe zhvillimet politike aktuale, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes dhe përmirësimit të arritjeve të shqiptarëve për dekada me radhë.

“Lideri Ali Ahmeti theksoi se Bashkimi Demokratik për Integrim nuk do të tolerojë për asnjë çmim të zhbëhen këto arritje, dhe se asnjë grupacion politik nuk do të mund të dëmtojë të drejtat dhe interesat e shqiptarëve. Ai gjithashtu siguroi të pranishmit se do të shfrytëzohet çdo mekanizëm demokratik në dispozicion për të parandaluar çdo përpjekje për të minuar elementet themelore të Marrëveshjes së Ohrit, e cila mbetet një shtyllë e rëndësishme e stabilitetit dhe barazisë në vend. BDI mbetet e angazhuar për ruajtjen dhe përparimin e të drejtave të shqiptarëve dhe do të vazhdojë të punojë për një të ardhme më të drejtë dhe më të barabartë për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut”, informon BDI.(INA)

REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments