Sot Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Talat Xhaferi realizoi takim miqësor me themeluesin e Shoqatës së bamirësisë “Jetimët e Ballkanit”. Z. Halil Kastrati. Z.Halil Kastrati i është përkushtuar me zell dhe energji të pashtershme aktivitetit humanitar për rreth dy dekada, dhe kryesisht është fokusuar në përkujdesjen për jetimët dhe familjet në gjendje të vështirë sociale.
Kryetari Xhaferi e përuroi për punën e palodhshme dhe i dhuroi dhuratë simbolike në shenjë respekti.