Saturday, November 23, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniTalat Xhaferi: Imuniteti i Veljanoskit nuk ishte skenar, kam respektuar rregulloren

Talat Xhaferi: Imuniteti i Veljanoskit nuk ishte skenar, kam respektuar rregulloren


Xhaferi hedh poshtë si spekulime te thënat se imuniteti i Veljanoskit ishte skenar apo film. Sipas tij është respektuar vetëm rregullorja për punën e Kuvendit.

“Dua të sqaroj për opinionin me fjalor të thjeshtë që të më kuptoj çdo qytetarë. Unë jam i bindur se qytetarët kanë besimin në atë që e them.

Mbi bazë të kompetencave të institucioneve përkatëse me datë 21 shkurt organi gjyqësor kompetent është drejtuar tek unë me shkresë, me kërkesë që të diskutohet heqja e imunitetit gjegjësisht paraburgimit të deputetit, në rastin konkret deputeti Trajko Veljanoski. Me të marrë kërkesën sipas procedurave kreu i kuvendit është i detyruar që kërkesën ta përcjell te komisioni amë, për çështje të mandatit dhe imunitetit. Rregullorja përshkruan afat në të cilat duhet të kryhet ky proces. Kryetari i komisionit ka afat prej dy ditëve që të shqyrtoj kërkesën dhe të del me raport para kryetarit të Kuvendit.

Komisioni ka kryer punën e tij të shtunën, e ka kryer ashtu siç e ka kryer dhe raportin e ka adresuar tek unë. Me 25 shkurt e kam pranua raportin, mbi bazë të të cilit unë kam obligim jo më vonë se tre ditë të konvokoj seancë, që është dashtë unë ta konvokoj dhe ta mbyll seancën më 25 shkurt”, tha Talat Xhaferi.

Pse ju krijuat përshtypjen se do të kishte një votim në Kuvend dhe kjo nuk ndodhi?

“Jo unë kam krijuar përshtypje, por kam kryer procedurat e mia të shkruara qartë në rregulloren e Kuvendit”, u përgjigj Xhaferi për të shtuar se seanca për imunitetin e Veljanoskit ishte e thirrur në bazë të raportit të Komisionit për çështje të mandatit dhe imunitetit.

“Kjo është seancë e rregullt, dhe baza për thirrjen e seancës bazohet në raportin e Komisionit amë, që në rastin konkret është Komisioni për çështje të mandatit dhe imunitetit. Unë nuk jam analist, jam kryetar parlamenti dhe shpjegoj procedurat. Kush ka gabuar në procedurë, ka institucion përkatës në Kuvend që merret me gabimet dhe shkeljet e procedurave”, u shpreh Xhaferi.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!