Wednesday, May 7, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniTakohen Zaev dhe Ahmeti, ja çfarë biseduan

Takohen Zaev dhe Ahmeti, ja çfarë biseduan


Sa po ka përfunduar takimi midis dy liderëve të koalicionit LSDM – BDI, Zoran Zaev dhe Ali Ahmeti, në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut në Shkup, mëson TS.

Ky takim urgjent është realizuar pas vendimit të Këshillit të Bashkimit Evropian për mos ndarjen e datës për fillim të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian si pasojë e vetos franceze.

Siç mëson TS në takim është diskutuar rreth përgjegjësisë së qeverisë dhe hapave të mëtejmë, me ç’rast u konstatua se Qeveria dhe shumica parlamentare i kanë realizuar të gjitha kërkesat e Brukselit dhe ka merituar datën për negociata.

Këtë e ka konstatuar edhe Komisioni Evropian. Prandaj, ky koalicion duhet të vijojë me hapur e guximshëm në drejtim të anëtarësimit në NATO dhe vazhdimin e rrugës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments