Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeOpinionTahir Hani: SËRISH VJEN MARSI

Tahir Hani: SËRISH VJEN MARSI

…SËRISH VJEN MARSI!

Sërish vjen marsi dhe sërish na ringjallen kujtimet dhe emocionet e një kohe të lavdishme për historinë shqiptare.

Sot e 39 vite më parë, si student i vitit të parë në Universitetin e Prishtinës- Shkencat matematiko-natyrore , dega Fizikë kujtoj ngjarjet e asaj kohe qe i dhanë një dimension ndryshe çështjes shqiptare ne hapësiren e ish – Jugosllavisë..
Kishte kaluar plotë një vit nga demostratat gjithëpopullore të 11 marsit të vitit 1981, viti i “Pranverës shqiptare ‘81”,ngjarje kjo që ishte shëndruar në simbol dhe rilindje për shqiptarët.

Nhjarjet e vitit 1981,studentët përmes parullave socio-ekonomike dhe politike,si objektiv bazë kishin luftën për liri dhe shtet. “Kosova Republikë” ishte kërkesë e asaj kohe , si pikënisje drejt qëllimit përfundimtar, bashkimi kombëtar dhe bashkim me Shqipërinë , si synim dhe gjakim i fundit.
Ishte 11 mars i vitit 1982 dhe emocionet e mia,fryma e “Pranverës shqiptare”,fryma e studentëve, rinisë të popullit shqiptar ishte një preokupim dhe emocion që kishte pushtuar shpirtin liridashës me ndjenjen e krenarisë gjatë manifestimit të përvjetorit të parë të demostratave të 11 marsit të vitit 1981.
E martë 11 mars 1982,emocioni i manifestimit të përvjetorit të parë kish vendosur nën hije ligjeraten nga lënda e fizikës,hapësirat e Universitetit ishin përgjysmuar nga studentët ,rrugët dhe objektet qendrore të qytetit kishin përcaktuar pozicionet,në njëren anë pjesëtarë të forcave të sigurisë vendore e federale kurse në anën tjetër studentët dhe rinia shqiptarë në lëvizje drejt pritjes së fillimit të përkujtimit të përvjetorit të parë.
Ecnim në drejtim të mensës së studentëve ,vendi nga edhe kishte fillimin “Pranvera shqiptare 1981”,i emocionuar dhe në pritshmëri se si do të zhvillohet përvjetori i parë i demostratave të vitit 1981 dhe cili do të jetë reagimi i forcave të sigurisë.
Nga shkallët e mensës së studentëve përsëri filluan demostratat e studentëve , në fillim një numër i vogël studentësh merr drejtimin kah Fakullteti juridik e që pas tyre pozicionohet një forcë policore , në përcjellje të rinisë kosovare.
Turma e rinisë duke ecur e duke u shtuar ecte përpara në ndërkohë që iu bashkangjitem demostruesve të cilët brohorisnin parullat: “Bashkim -Bashkim,,Trepca radi Beograd se gradi”(Trepça punonë Beogradi ndërtohet),”Liri per Adem Demaçin”,dhe parulla bosht ishte “Kosova Republikë , ja me hatër ja me luftë”. Studentët protestues ia filluan këngës : ” në Prizrenë nat t’bukrin vend…” Kënga përcillej nga e gjithë rinia Shqiptare , që ishin nga të gjitha trojet shqiptare në ish federaten Jugosllave.
Demostrata rritej në numër dhe njëra pjesë e rrugës u bë e ngushtë prandaj filluan të mbushen të dy anët e rrugës , në drejtim të fakulltetit teknik por nga pas po ndiqeshim nga forcat policore e nga lartë na përcillte helikopteri i forcave të sigurisë të cilët fotografonin e regjistronin demostratën .
Emocionet atëbotë ishin të veçanta.
Dëshira është e madhe për të përshkruar ato ndjenja liridashëse në formën më reale por individualisht nuk mund ti përshkruaj por si përshkrim i ndjenjave nga cdo pjesmarrës edhe do mund tia arrijmë qëllimit për ta përshkruar krenarinë dhe dashurinë,shpirtin luftarak për lirinë dhe bashkimin Kombëtarë!
Demostrata e përvjetorit të parë nga momenti në moment merr masovizimin e saj, por forcat policore po na ndiqnin nga lartë dhe nga pas. Kur arritem para fakulltetit teknik nga drejtimi hotel Bozhurit demostruesit ballafaqohen me kontigjentin e forcave të sigurisë vendore e federative të komanduar nga një komandant serb , i cili para ballafaqimit shau serbisht “j… vas albansku majku” dhe pas kësaj dha urdhërin për sulmin dhe shpërndarjes brutale të demosteuesve.

Nën veprimin brutal të rrahjeve e maltretimeve,arrestimeve e keqtrajtimeve sërish përgjakën rrugët e prishtinës.
Në 11 marsi i vitit 1982 ishte përsëritja e demostratave të “Pranverës shqiptare të vitit 1981”.
Mediumet e ditës kishin në epiqendër përvjetorin e parë ,nuk rreshtnin komentet nga niveli vendore e federativë të strukturave politike duke gjykyar demonstratat si nacionaliste , separatiste dhe irredentiste.
Demostratat e vitit 1981 me të drejtë konsiderohen si lëvizje e cila i dha formë dhe gjallëri lëvizjes politike shqiptare në ish Jugosllavi dhe ringjalli dhe kultivoi frymën liridashëse.
Burgosjet pas demostratave të vitit 1981 ishin të tmerrshme, por sa më i ashpër bëhej dënimi aq më e fortë bëhej qëndresa.
Lëvizjet studentore gjithmon kanë reflektuar dhe kanë çuar shoqëritë para. Historikisht dhe tradicionalisht lëvizjet studentore janë mbështetur dhe janë shpallur përparimtare dhe revolucionare.
Respekt për atdhetarët e pathyeshëm te cilet u qendruan besnik idealeve të atdheut e nuk u ndalen asnjehere deri me çlirimin e Kosovës….

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!