Friday, November 29, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniSyrja Rashidi për Struga Ekspres: Presioni i pushtetit dhe BDI-së shkarkoi Eugjen...

Syrja Rashidi për Struga Ekspres: Presioni i pushtetit dhe BDI-së shkarkoi Eugjen Camin për të mbuluar gjurmët e keqpërdorimit në Dibër

Sot në seancën e Këshillit Komunal në Dibër, grupi i këshilltarëve të BDI-së, LSDM-së dhe PEI-t pasi kërkuan votëbesim për ushtruesin e detyrës së kryetarit të Komunës së Dibrës nga radhët e Aleancës, z.Eugjen Cami, të njëjtin e shkarkuan nga kjo detyrë dhe zgjodhën Hekuran Dukën nga radhët e BDI-së,shkruan Struga Ekspres.

Pas këtij shkarkimi reagon për Struga Ekspres deputeti i Aleancës për Shqiptarët Syrija Rashidi i cili shprehet se nga BDI-ja dhe pushteti ushtruan krejt presionin për të ndryshuar vullnetin e shumicës së këshilltarëve i cili nuk do të zgjas shumë pasi në zgjedhjet e ardhshme lokale Dibra do tu kthehet dibranëve dhe jo keqpërdoruesve dhe keqmenaxhuesve të BDI-së.

“Në momentet kur pritej që Dibra të marrë frymë lirshëm ndodhi ajo që më pak e dëshironin dibranët. Të shtyrë nga nevoja për të mbuluar gjurmët e keqmenaxhimit dhe të keqpërdorimit, struktura të BDI-së dhe të pushtetit ushtruan krejt presionin për të ndryshuar vullnetin e shumicës së këshilltarëve. Kjo paraqet lajm jo të mirë, por lajm i mirë është se nuk do të zgjas shumë. Shumë shpejt, në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen nga fundi i prillit, Dibra do t’u këthehet dibranëve”, shprehet për Struga Ekspres,deputeti i Aleancës Syrija Rashidi.

Kujtojmë se ky ndërrim pushtetesh në Dibër krijoi tension dhe debat tê ashpër në Dibër dhe tek partitë shqiptare, në mes Aleancës dhe BDI-së.

(Struga Ekspres)

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!