Saturday, April 19, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeBotaSulmuesi i shkollës në Texas i kishte treguar një vajze në Gjermani...

Sulmuesi i shkollës në Texas i kishte treguar një vajze në Gjermani për planin e tij

CNN raporton se pak minuta para se a të fillonte sulmin, personi i armatosur i dërgoi mesazh një vajze që jeton në Frankfurt të Gjermanisë, duke e njoftuar për planet e tij.

Pamjet e mesazheve të shqyrtuara nga rrjeti kabllor me sa duket tregojnë se si i dyshuari i ankohet vajzës se gjyshja e tij po fliste “në telefon me [kompaninë telefonike] AT&T për telefonin e tij”.

“Është e bezdisshme”, kishte shkruar ai.

CNN raporton se gjashtë minuta më vonë ai i ktheu një mesazh vajzës duke i thënë: “Sapo e qëllova gjyshen time në kokë”.
Disa sekonda më vonë, ai shtoi: “Tani do shkoj të gjuaj me armë në një shkollë fillore”.

Mesazhi i fundit u dërgua në orën 11:21 në Teksas – 11 minuta para se të fillonin të shtënat në shkollë.

Vajza i tha CNN se me 18-vjeçarin fliste çdo ditë në FaceTime, dhe ata gjithashtu komunikuan përmes një aplikacioni të transmetimit të drejtpërdrejtë të quajtur Yubo dhe në një aplikacion lojërash të quajtur Plato.

Burimet e zbatimit të ligjit i kanë thënë partnerit të BBC-së në SHBA, CBS News, se informacionet paraprake sugjerojnë se personi i armatosur qëlloi gjyshen e tij në fytyrë pasi debatoi me të për një faturë të telefonit celular.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments