Të nderuar qytetar të Strugës,
Të gjithë ju po shihni si po del në shesh krimi i realizuar nga ana e Aleancës për Shqiptarët në krye me administratorin Ziadin Sela. Sot të gjithë ju jeni dëshmitar të krimit dhe të vjedhjes katër vjeçare që e ka bërë qeverisja e mëparshme në Komunën e Strugës duke shfrytëzuar të gjithë hapsirat publike dhe parkingjet e qytetit. Të gjithë atyre po ju pengon që udhëheqësia e re e Komunës së Strugës nga sot ka filluar të respektojë vendimet e këshillit komunal të Strugës.
Nga sot ka filluar pagesa e parkingjeve në qytet të bëhet me paragon bllok me numër serial deri sa ndërmarrja e re të fitojë numrin tatimor dhe të formohen organet drejtuese të NP Eko. Së shpjeti në qytetit tonë do të filloj parkimi zonal dhe pagesa e parkingjeve do të bëhet me SMS duke larguar kontaktin fizik për pages dhe në të njëjtën kohë njoftojm qytetarët e Strugë se Alenca për Shqiptarët në krye me administratorin Ziadin Sela për katër vite ka vjedhur qytetarët kur të gjithë jeni dëshmitar për pagesat që keni bërë për parkingjet e qytetit.
Kërkojm nga Aleanca për Shqiptarët të tregoj të vërtet dhe parat e parkingut të cilat i merrte ndërmarja e Myrteza Poshkës ku kanë përfunduar dhe për cilin kanë qënë të destinuar dhe sa herë në zyrat e Aleancës për këto para konflikte janë krijuar.
BDI Dega Strugë