Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiSulmoi me thikë 23 vjeçarin, paditet 32 vjeçari nga Struga

Sulmoi me thikë 23 vjeçarin, paditet 32 vjeçari nga Struga

Për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale të “kërcënim me armë të rrezikshëm në rrahje apo përleshje “, Zyra e jashtme kriminalistike-Strugë, deri tek Prokurori Publik ka paraqitur kallëzim penal kundër 32 vjeçarit nga një fshat i Strugës, informohet Struga Ekspres nga SPB-Ohër.

Ai e ka kryer veprën më datë 17 të këtij muaji në rrugën lokale para fshatit Belicë ku me automjetin, me të cilin ai ka drejtuar, ia ka ndërprerë rrugën një 19 vjeçari ku edhe ka ndodhur një grindje verbale me një 23 vjeçar i cili ishte thirrur në vendin e ngjarjes.

Mosmarrëveshje midis tyre shpejtë është kthyer në përplasje fizike ku në një moment 32 vjeçari me thikë ka goditur 23 vjeçarin në pjesën e ijës ku dhe ka shkaktuar lëndime trupore, informojnë nga policia.

(Struga Ekspres)

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments