Një shqiptar thotë se u sulmua barbarisht në Lydig Avenue në Allerton të SHBA-ve të premten në mëngjes.
Policia thotë se 25-vjeçari ishte duke ecur rreth orës 10:00 kur u përball me një grua. Familja e tij thotë se gruaja pështyu n drejtim të këpucës së të riut dhe kur ai u kthye për të parë, ai u sulmua.
Kamerat mbikëqyrëse kanë kapur incidentin, ku tregohet një grup njerëzish që godasin viktimën më mënyrë të përsëritur.
Familja e viktimës thotë se burri ishte në rrugë për të marrë fotot e pasaportës dhe përfundoi në sallën e urgjencës të spitalit. Ai pritet t’i nënshtrohet një operacioni për shkak të thyerjes së një nofulle.
Familja thotë se shpresojnë që dikush të kontaktojë autoritetet për të dhënë informacion. Policia thotë se po heton për të zbuluar të dyshuarit.