Një nëpunës policor i sektorit policor Petrovec, dje rreth orës 23:10, është sulmuar gjatë intervenimit në një sulm fizik.
Siç informoi MPB, M.S. (43) nga Shkupi, i cili ka qenë nën ndikimin e alkoolit në mënyrë fizike e ka sulmuar vëllanë e tij dhe kunatën, ndërsa gjatë tentimit të një nëpunësi policor të intervenojë M.S. e ka sulmuar duke e goditur me kokë në pjesën e hundës.
M.S. është privuar nga liria në stacionin policor Gazi Babë ndërsa një nëpunës policor ka kërkuar ndihmë në Qendrën urgjente Shkup.
Kundër autorit do të shtrohet kallëzim penal për sulm ndaj një nëpunësi policor.